Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Xhamia “Urtësia” në fshatin Llugë ka organizuar shpërndarjen e çantave dhe pajisjeve shkollore për 52 nxënës të cilët janë vijues të rregullt të mësimeve në xhami.
Aktiviteti u udhëhoq nga imami i xhamisë, Bahri Curri, i cili theksoi se ky projekt synon të motivojë fëmijët që të jenë të përkushtuar si në mësimin fetar, ashtu edhe në shkollën e tyre.
“Investimi në edukimin e fëmijëve është jetik dhe domethënës për formimin e personalitetit të tyre dhe për të ardhmen e shoqërisë sonë,” tha imami Curri.
Me këtë rast, Këshilli i Xhamisë “Urtësia” uroi fillim të mbarë të vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit që bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti.

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.binance.com/es-AR/register?ref=UT2YTZSU