
MPB Maqedoni njofton se dje (21.05.2026) në orën 15:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, nëpunës policorë nga DPB Gostivar e privuan nga liria S.M. (20) nga Shuto Orizarja, Shkup, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.
“Ai kërkohej me urdhërarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet e katër muaj për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë””.
“Po ashtu, ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë ditës së mëparshme në shtëpitë e zonës së Gostivarit. S.M. është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.