
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në Lipjan, të enjten në ora 11:00
“Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/