

Diellëza Berisha do të jetë kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në facebook.
Më poshtë postimi i saj:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot, me propozim të kryetarit Gazmend Muhaxheri dhe me përkrahjen e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, u zyrtarizua kandidimi im për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Besimi që më është dhënë për të qenë pjesë e listës fituese është nder, privilegj dhe përgjegjësi.
Ky kandidim vjen pas angazhimit tim të palëkundur në përkrahje të filozofisë politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vizionit të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Këto zgjedhje më gjejnë për herë të parë si kandidate për deputete, dhe zotimi im është i qartë, do të punojë me dinjitet dhe përkushtim, në shërbim të qytetarëve dhe vendit tonë. Ata meritojnë një qeverisje të ndershme dhe një Kuvend me profesionistë të përkushtuar.
Ju ftoj që bashkërisht t’i japim Kosovës më të mirën, për të cilën, i detyrohemi.
Me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun kryeministër, besoj fuqishëm që vendi ynë mund të arrijë të ardhmen për të cilën punuan me përkushtim paraardhësit tanë.
E juaja,
Diellëza Berisha.