Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se aktualisht ekipe të emergjencës po ndërhyjnë në fshatin Merdar, ku janë aktivizuar vatra zjarri. Zjarre janë raportuar edhe në Katunishtë, Bradash dhe Dyz.
Me rritjen e temperaturave, rreziku për zjarre është shtuar ndjeshëm. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo rast tek organet kompetente.