Xhemajl Hasani: “Kam qenë çdo ditë pranë qytetarëve, jo vetëm në prag zgjedhjesh”

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për Komunën e Podujevës, Xhemajl Hasani, ka reaguar përmes një postimi publik ku ka theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm gjatë katër viteve të fundit, pavarësisht mungesës së përfaqësimit në Kuvendin Komunal.

Hasani tha se ndryshe nga kandidatët që shfaqen vetëm gjatë fushatës, ai ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve të Podujevës, duke ofruar adresën e vetme ku ata kanë gjetur derë të hapur për të ndarë problemet dhe shqetësimet e tyre.

“Është e lehtë të premtosh në një fushatë 4-javore, por ku ishin të tjerët gjatë gjithë këtyre 4 viteve? Unë nuk kam ardhur në Llap vetëm për vota. Jetoj me ju, ballafaqohem me të njëjtat sfida si ju dhe e njoh mirë çdo lagje, çdo fshat dhe çdo problem të qytetarëve llapjanë,” ka shkruar ai.

Hasani ftoi qytetarët që më 12 tetor të vlerësojnë punën dhe përkushtimin e tij, duke theksuar se nuk e ka braktisur dhe nuk do ta braktisë kurrë Llapin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *