Xhemaj Hasani kandidon për Kryetar të Komunës së Podujevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemaj Hasani, ka njoftuar se do të garojë për Kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Përmes një postimi publik, Hasani ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen, si dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për besimin e dhënë. Ai tha se Podujevës i duhet “një qeverisje e mirë, transparente, energjike dhe me duar të pastra”.

“Për katër vite me radhë, kam qenë zëri i qytetarëve dhe opozita e vetme në këtë komunë, zë që nuk ka heshtur asnjëherë për të vërtetën dhe për interesin e qytetarëve. Tani, kërkoj dhe pres besimin tuaj më 12 tetor, që së bashku ta korrim fitoren që nga raundi i parë dhe të sjellim ndryshimin që e meriton Podujeva”, ka deklaruar Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *