Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë një premtim interesant për të rinjtë që dëshirojnë ta ndërtojnë jetën e tyre në këtë qytet.
Në një paraqitje publike, ai tha se çiftet e reja do të mbështeten financiarisht me 7 mijë euro, nëse vendosin të banojnë dhe të krijojnë familjen e tyre në Vushtrri.
Sipas Tahirit, kjo masë ka për qëllim stimulimin e të rinjve për të qëndruar në qytet dhe për të kontribuar në zhvillimin e tij, në kohën kur shumë prej tyre po mendojnë migrimin jashtë vendit.