Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar amendamentin e prezantuar nga deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, për ndërtimin e xhamisë së Ibrit në Mitrovicë.
Rrahmani paraqiti amendamentin para deputetëve, derisa tha se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë edhe premtim i fushatës së kryeministrit Albin Kurti, transmeton Zeri.info.
“Amendamenti ka të bëjë me ndërtimin e xhamisë së Ibrit, është një amendament që paraqet edhe vullnetin politik të kryeministrit Kurti, pasi gjatë fushatës ka premtuar se kjo xhami do të ndërtohet”, tha Rrahmani.
The post VV nuk e voton amandamentin për rindërtimin e xhamisë afër Ibrit appeared first on Podujeva Sot.