
Pas një pune hetimore në lidhje me vrasjen me thikë në Gjakovë është arrestuar edhe i dyshuari i dytë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:20 në Gjakovë.
Tutje thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjakovë 05.05.2026 – 02:20. Pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/