Vlora Çitaku: Hashim Thaçi është gjithçka që duam të jemi, por nuk jemi dot

Vlora Çitaku ka reaguar me një postim kushtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një figurë të jashtëzakonshme që fatin e tij e shkroi vetë, pa frikë dhe me dashuri për vendin.

“Hashim Thaçi është gjithçka që duam të jemi, por nuk jemi dot. Sepse fatin e tij e ka shkruar vetë, pa frikë, pa kalkulime, vetëm me guxim dhe me dashuri të madhe për këtë vend”, shkroi Çitaku.

Ajo rikujtoi takimin e parë me Thaçin në vjeshtën e vitit 1998, kur ai, përpara gazetarëve të huaj, nuk u prezantua si komandant i UÇK-së, por si lider politik i saj.

Sipas saj, Thaçi gjithmonë ka qenë i tillë dhe roli i tij ka qenë vendimtar në afrimin e UÇK-së me Perëndimin, gjë që çoi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *