
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në rrugën “Gjergj Fishta” në Gjakovë dje rreth orës 16:00.
Sipas Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një viktime mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, orë dore, një zinxhir, telefon mobil, portofol, letërnjoftim dhe sende të tjera personale.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/