
Një incident i rëndë është shënuar në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, ku një e re ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore pas një rasti të dyshuar vetëlëndimi.
Sipas informatave nga Emergjenca dhe strukturat e përfshira në trajtimin e rastit, ngjarja ka ndodhur më 16.12.2025, rreth orës 05:30, në ndërtesën “Morea”, në rrugën “Uran Tinova”.
E reja dyshohet se ka konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj.
Burime nga Emergjenca bëjnë me dije se viktima, E.K., rreth 21-vjeçare, është transportuar fillimisht për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ku ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, rreth orës 08:30, ajo është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe është udhëzuar për trajtim në repartin e psikiatrisë.
Ndërkohë, lidhur me rastin janë angazhuar edhe njësitë e hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, të cilat kanë kontaktuar palën ankuese dhe kanë intervistuar dëshmitarin, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin kompetent.
Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes janë në vazhdim.