Gazeta Sinjali mëson se një grua 53-vjeçare nga fshati Restelicë i Dragashit ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
Sipas burimeve të Sinjalit, më 14 korrik 2025, rreth orës 17:30, QKMF në Dragash ka pranuar një paciente të sjellë me autoambulancë nga fshati Restelicë, por e njëjta ka mbërritur pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si U.H.. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, hetuesit e rajonit të Prizrenit si dhe Forenzika.
Prokurori i Shtetit ka autorizuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë” dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të ndriçohen rrethanat e saktë të vdekjes.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article. https://accounts.binance.info/ka-GE/register-person?ref=ILE8IH9H