Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, gjendet trupi i një gruaje 59-vjeçare në kanalin Ibër-Lepenc

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshimtë vdekjeje në komunën e Zubin Potokut.

Sipas komunikatës, më 18 shtator 2025, rreth orës 07:20, policia ka marrë informatën se një person kishte dalë nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit dhe dyshohej se kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Pas kërkimeve në terren nga njësitë policore dhe zjarrfikësit, rreth orës 08:00 është gjetur trupi i pajetë i viktimës, një grua 59-vjeçare me inicialet R.M., rreth 3 kilometra larg vendit ku dyshohej se kishte rënë. Trupi është nxjerrë nga kanali dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen.

Në vend kanë dalë edhe njësitë e hetimeve rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Policia e Kosovës njofton se në koordinim me institucionet relevante, po vazhdon me procedurat ligjore lidhur me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *