Uran Ismaili: Drejtësi dhe zhvillim për të gjithë, asnjë lagje e Prishtinës s’do të mbetet anash

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, pas tubimit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve, ka vazhduar takimin në shkollën “Nazim Gafurri”, ku prezantoi zgjidhjet e tij për këtë zonë të kryeqytetit. Ai tha se kjo pjesë e qytetit, ashtu si shumë lagje e fshatra të tjera, është bërë simbol i padrejtësisë dhe i lënies anash nga pushteti komunal aktual, por shtoi se kjo periudhë do të marrë fund më 12 tetor, pas zgjedhjes së tij në krye të komunës.

Në fjalën e tij, Ismaili foli për pesë zgjidhjet kryesore që synojnë t’i japin fund problemeve më të mëdha të kryeqytetit: zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta pa qen endacakë dhe me ndriçim, lagje të pastra 24/7, pezullimi i lejeve të reja të ndërtimit deri në krijimin e një plani të qartë urbanistik dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus te inovacioni, kultura dhe sporti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *