U gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit, policia po heton vdekjen e një burri në Podujevë

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Përpellac të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirën e varrezave të fshatit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pranë trupit të pajetë është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar si dëshmi. “Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e këtij rasti.

One thought on “U gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit, policia po heton vdekjen e një burri në Podujevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *