Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer në vëmendje çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se ndërhyrja e tij gjatë mandatit të parë presidencial ka parandaluar një luftë të mundshme mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për angazhimin e tij në këtë dhe disa çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të ishte shpërblyer me Çmimin Nobel.

“Duhet të më jepnin çmimin Nobel për Ruandën dhe a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni Serbia dhe Kosova. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi është India dhe Pakistani. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, u shpreh ai, kur u pyet nëse do të mund ta fitonte Çmimin Nobel në rast se do të arrinte zgjidhje për krizën Izrael-Iran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *