Tronditet Shqipëria: Shoferi godet për vdekje 7 vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i mitur.

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si edhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Indeksonline/

The post Tronditet Shqipëria: Shoferi godet për vdekje 7 vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes appeared first on Podujeva Sot.