Tjetër lajm i rëndë në Kosovë – Aksident me fatalitet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në Prizren.

Si pasojë një person ka humbur jetën. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar menjëherë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

The post Tjetër lajm i rëndë në Kosovë – Aksident me fatalitet appeared first on Podujeva Sot.