Thirrje për Protestë Kundër Padrejtësisë – Ish-luftëtarët e UÇK-së në Prishtinë më 7 Gusht

Prishtinë – Të mërkurën, më 7 gusht 2025, me fillim nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore me moton “Kundër padrejtësisë”. Protesta është organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, me qëllim ngritjen e zërit kundër, siç thuhet në njoftim, padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të lirisë dhe kategorive të dala nga lufta.

Tubimi parashihet të jetë paqësor dhe me kërkesa konkrete ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për trajtim më të drejtë të kontributit të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *