Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Në pasditen e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është therur dhe dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshuar.

“Sot rreth orës  15:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *