Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale dhe bashkëpunimin me presidentë të ndryshëm amerikanë, shkruan Insajderi.
Ai tha se “nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës”.
Thaçi gjithashtu tha se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë shfaqur tërë të vërtetën në lidhje me lëndën kundër tij, duke shtuar se gjatë viteve ka pasur “raporte të shkëlqyera” me disa administrata amerikane.
“Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera. Nga presidentët Klinton mandati i dytë 1996-2000, Bush i Riu 2000-2008, Obama dhe Biden 2008-2016, Trump 2016-2020, në ngjarje dhe kohë të ndryshme në SHBA kam folur për Kosovën edhe me Presidentin Bush i Vjetër dhe XH. Karter”, u shpreh ai në Rubikon.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.