Sulmohet një zyrtar policor

Një incident i dhunshëm është raportuar, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave.

Sipas informacioneve zyrtare, në Suharekë, i dyshuari mashkull kosovar fillimisht ka sulmuar fizikisht një qytetar. Në vendin e ngjarjes, i njëjti, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar edhe një zyrtar policor i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

The post Sulmohet një zyrtar policor appeared first on Podujeva Sot.