
Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë po kompletohet me investime të reja në infrastrukturën sportive. Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se po investohen 2 milionë euro për rregullimin e tribunave dhe ndriçimit të stadiumit.
Ai bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe bashkëpunëtorë, ishin prezent në nisjen e punimeve për të shënuar fillimin e projektit.
Ministri Çeku ka theksuar se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin dhe se investimet për Lojërat Mesdhetare vazhdojnë sipas planit.
Stadiumi “Zahir Pajaziti” pritet të ofrojë kushte më të mira për sportistët dhe tifozët, duke kontribuar në zhvillimin e sportit dhe promovimin e aktivitetit fizik në Podujevë dhe rajonin përreth.