Podujeva News ka realizuar një sondazh online me pyetjen: “Kush mendoni se do ta fitojë Podujevën në zgjedhjet e ardhshme komunale?”.
Rezultatet aktuale tregojnë se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi (VV), prin me 51% të votave, duke u konsideruar favorit për një mandat të dytë.
Pas tij, në vendin e dytë renditet kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni, me 38%, i cili shihet si rivali kryesor i Bulliqit.
Në vendin e tretë ndodhet Isak Shabani (PDK) me 8%, ndërsa më pak mbështetje ka marrë Xhemajll Hasani (NISMA) me 3%.
Ky sondazh paraqet opinionin e ndjekësve të Podujeva News në rrjetet sociale dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, por jep një pasqyrë të tendencave aktuale të elektoratit në komunën e Podujevës.