Gjatë dëshmisë së tij, gjenerali amerikan Wesley Clark ka treguar një detaj të rëndësishëm nga një takim që kishte zhvilluar me ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov, menjëherë pas vrasjes së familjes Jashari.
Clark ka thënë se Gligorov e kishte paralajmëruar se ekzekutimi i familjes së Adem Jasharit do të shkaktonte një shpërthim të madh në Kosovë, pasi shqiptarët nuk do ta pranonin në heshtje atë që kishte ndodhur.
“Kur shkova të takoja presidentin Gligorov, ai më shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të saj. Kjo vrasje do të nxisë një konflikt. Ai më tha: ‘Shqiptarët do të kundërpërgjigjen, nuk do ta pranojnë këtë që ndodhi. Shqiptarët do të rezistojnë dhe do të kundërpërgjigjen ndaj kësaj vrasjeje’”, ka deklaruar Clark.