Shpërthim i fuqishëm në një lokal

ambulance-naten

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku një sasi tritoli është vendosur pranë një biznesi në lagjen “Skënderbeg”.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërsa tymi dhe zhurma janë dëgjuar në një perimetër të gjerë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të kryer veprimet e para hetimore.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt të mundshëm të mëparshëm, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë tjetër. Policia pritet të japë detaje të reja në orët në vijim.