- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin vjetor për martesat dhe shkurorëzimet, dhe të dhënat për vitin 2024 tregojnë një realitet shqetësues për stabilitetin familjar në vend.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 2,146 raste të shkurorëzimeve, që do të thotë rreth 6 ndarje në ditë në të gjithë Kosovën. Kjo përfaqëson një ulje prej 3% krahasuar me vitin 2023 – ose 66 raste më pak – por prapëseprapë shifra mbetet e lartë dhe shqetësuese.
📍 Komunat me më së shumti shkurorëzime janë:
- Prizreni – 209 raste (9.7%)
- Prishtina – 165 raste (7.7%)
- Peja – 155 raste (7.2%)
Statistikat tregojnë se më së shumti ndarje ndodhin mes vitit të pestë dhe të nëntë të martesës, që përbën 32.4% të rasteve. Ndërkohë, 15.1% e ndarjeve ndodhin mes vitit të 10-të dhe të 14-të të bashkëjetesës.
🔎 Çfarë po ndodh me martesat në Kosovë?
Shkaqet nuk janë të listuara në raport, por sociologët shpesh përmendin mungesën e komunikimit, problemet ekonomike, emigrimin dhe ndikimin e rrjeteve sociale si faktorë të mundshëm që çojnë drejt ndarjes!