Seanca konstituive e Kuvendit – a do të zgjidhet sot nënkryetari nga komuniteti serb?

Sot në ora 10:00 pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Seanca vjen pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovë.


Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu është konstatuar se votimi “në pako” për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *