

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka riemëruar Saranda Stubllën si drejtore e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi.
Saranda Stublla ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik. Në mandatin e kaluar ka shërbyer si drejtore e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë.
Kryetari Bulliqi e ka uruar drejtoren Stublla për detyrën dhe i uroj suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj!
05.12.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim