“Sa herë s`punon KEK-u, punojnë NOA dhe EFT-ja e Hamoviçit”, Bajrami kërkon hetim për sektorin e energjisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë një hetim të thellë për gjithë zinxhirin vendimmarrës në sektorin e energjisë. Ajo theksoi se hetimi duhet të përfshijë Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerë.

Në një postim të saj në Facebook, Bajrami ngriti shqetësime të shumta për situatën në sektorin e energjisë, duke theksuar se, sa herë që KEK-u nuk funksionon, është NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviçit që përfitojnë. Ajo theksoi gjithashtu disa të dhëna shqetësuese lidhur me koston e energjisë dhe menaxhimin e dobët të KEK-ut:

“Prokuroria Speciale duhet të hetojë gjithë zinxhirin vendimmarrës: Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerët! 🔴 KEDS dhe KESCO importojnë energji, por kostoja na faturohet NEVE! 🔴 NOA ka monopolizuar tregun me mbi 160 milionë euro qarkullim në 2024, tregtia në shumicën e rasteve është bërë në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it. 🔴 KEK-u ka menaxhim të dobët, blloqet e tij ndalojnë vazhdimisht, duke sjellë fitime për NOA-n dhe EFT-në e Vuk Hamoviçit. 🔴 Ministria, ZRRE dhe KOSTT nuk e kanë kryer punën sipas përgjegjësisë që kanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *