Rrobat e njëjta në takime, Duncan pyetet edhe për veshjen e pjesëtarëve të UÇK-së : S’po rrinim në hotele me 5 yje, ishim në zonë lufte

Britaniku Duncan, i cili po dëshmon në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, tha se disa pamje që iu paraqitën sot, janë paksa të manipuluara.

Ai u pyet pse mbante rroba të njëjta në të dyja takimet me zyrtarët e UÇK-së, si më 17 qershor, ashtu edhe më 19 qershor të vitit 1999.

Prokurori po ashtu insistoi se pse edhe të tjerët, përfshirë Xhavit Halitin, nuk i kishin ndërruar rrobat nga dy ditët e diskutimeve.

Edhe kësaj pyetje, Duncan iu përgjigj me buzën gaz.

“Të jemi të ndërgjegjshëm këtu. Ne ishim në zona lufte. Nuk kishim marrë valixhe me vete me rroba.  Ndër perceptimet që ju përmenda më herët, ishte edhe era e luftës që shumica e njerëzve e kishin mbi vete. Ne nuk po ishim në hotele me pesë yje, ishim në një zonë lufte – sigurisht ka njerëz që kanë veshur të njëjtat rroba gjatë gjithë kohë, ashtu siç bëra edhe unë. Pra, nuk shoh ndonjë problem të madh që njerëzit mbajnë të njëjtat rroba për disa ditë. Dhe, në fakt, kishte mundësi që rrobat të ishin larë ditën e mëparshme, më 18, ndërmjet dy diskutimeve”, tha ai./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *