Rritet për 20% asistenca sociale për familjet përfituese në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se duke filluar nga ky muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të rrisë shumën e asistencës sociale për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të kësaj skeme.

Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si edhe ato që janë pjesë e skemës pilotuese të Reformës Sociale (SAS).

“Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë,” – ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se Qeveria ka synuar vazhdimisht mbështetjen e kategorive më të ndjeshme, përmes programeve si ‘Qeveria për Familjet’ dhe reformës së re sociale që synon punësim dhe qëndrueshmëri afatgjatë financiare për familjet kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *