
Një person është sulmuar nga dy të dyshuar të cilët gjenden në arrati dhe therur me mjet të mprehtë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:10 në rrugën “Muhamet Quni”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sulmuar nga dy të dyshuar të cilët gjenden në arrati, dhe therur me mjet të mprehtë- thikë. Si pasojë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq siç thuhet në raport, viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/