Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha sikurse edhe deputetët e tjerë të partive ish-opozitare ka qëndruar në sallën e Kuvendit, pas dështimit të 43-të të konstituimit.
Nga foltorja Berisha tha se e gjithë situata që po ndodh është në kurriz të vendit.
“Mi dhanë diagnozë Albin Kurtit qysh është, e keni pa gjithë. Këta spo dojnë. Besoj që duhet me i harru krejt ato çka i kemi mësu për demokracinë deri sot, kemi me të bëjmë me dikë që është i fuqishëm dhe nuk donë me lëshu pe. E gjithë kjo është kurriz të vendit, ne duhet me gjet formën qysh me u sill me të”, tha Berisha.
Sipas tij, është mirë të gjendet një formë për ta hequr Albin Kurtin nga pushteti.
“Tash e kam me disa deputetë këtu që mendojnë se duhet me u sjellë sikur edhe ne jemi të fortë edhe ne nuk lëshojmë pe. Edhe unë jam i fortë, kam parime dhe nuk lëshoj pe, por pasi jemi në Kuvendin e Kosovës është mirë të bëhemi më racional. Unë ia kisha dhënë këtë fitore, jo Fitore Pacollin, por këtë fitoren që po e lyp. Le te merr fitoren e Pirros, le të thotë që ka fitu, që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet. . Le ta bën Kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo. Ne rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh askush të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot”, tha Bekë Berisha.