Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e 24 shkurtit 2026 në Gjilan, rreth orës 18:30, ku dy vëllezër kanë përfunduar në pranga pas një përleshjeje fizike mes tyre.
Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në konflikt fizik. Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
Gjatë kontrollit të kryer nga zyrtarët policorë, tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.
The post Rrahje mes vëllezërve, arrestohen të dy appeared first on Podujeva Sot.