
Një person është arrestuar sot rreth orës 11:30 pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 11:30, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull madhor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim
Tutje në njoftim bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.
Ndërkaq, pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/