Rrahje dhe shkrepje e armës në Podujevë, një person i lënduar nga goditjet me shkop – flet policia

Rrahje dhe shkrepje armësh.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës të ketë ngjarë në Podujevë, pasditen e së martes.

Si pasojë e rrahjeve një person ka mbetur i lënduar nga goditjet me shkop, për çka po merr trajtim mjeksëor – njoftoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Njoftimi:

Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *