Rrahje brutale në kafiteri

Copy of Podujeva Sot Telefon

Një incident i rëndë dhune ka ndodhur paraditen e sotme në një kafiteri në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, ku një person rreth moshës 62-vjeçare ka përfunduar në spital pas një sulmi fizik.

Sipas informacioneve ekskluzive, një person i dyshuar ka goditur viktimën me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:57, në rrugën “Sejdi Kryeziu”, derisa viktima ishte duke qëndruar në kafiteri.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor fillimisht në QMF Rogoqicë dhe më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit për ekzaminime të mëtejshme.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.