
Shqipëria të enjten do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin.
Reshjet do të jenë prezentë pothuajse në të gjitha qarqet, me intensitet të ndryshëm.
Në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata.
Në qarqet e tjera të vendit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta. Në zonat verilindore, veçanërisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të marrin formën e dëborës, duke rikthyer përkohësisht karakteristika dimërore në këto zona.
Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të luhaten nga 12 deri në 17 gradë Celsius. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, duke variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius. Era në zonat bregdetare, do të forcohet duke arritur intensitet mesatar deri të fortë.