
Gazeta Sinjali ka raportuar dje se Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur pezullimin e përkohshëm të Gresa Latifit, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.
Pas këtij vendimi, Latifi ka dhënë një reagim zyrtar për publikun, duke shpjeguar situatën dhe përvojën e saj gjatë dy viteve të fundit në institucion.
Latifi shton se gjatë kësaj kohe është përballur me presion, shpifje dhe kërcënime, përfshirë edhe 7 masa disiplinore, të gjitha të fituara nga ana e saj:
Ajo shpjegon se qëndrimi i saj ka qenë gjithmonë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe integritetit profesional.
Reagimi i plotë:
REAGIM PUBLIK,
Rruga qe kam zgjedhur, kam qene plotësisht e vetëdishme qe nga fillimi, qe nuk është e lehtë, me shumë sfida, ballafaqime e rreziqe, por nuk jam zbrapsur në asnjë moment.
Dje u bë publik pezullimi im nga puna si Inspektore Hetuese, pas një periudhe mbi dyvjeçare duke luftuar brenda dhe jashtë institucionit kundër paligjshmërise dhe bllokimit institucional nga disa zyrtarë, si me kallzime në Polici, Krime Ekonomike, KPMShCK, AIP, Avokati i Popullit, Prokurori, Gjykate.
Dhe si hakmarrje, frikësim dhe tentim të më mbyllin gojen, kam marr 7 masa disiplinore(të gjitha të fituara nga ana ime) e së fundmi edhe pezullim nga vendi i punës. Pra, këto dy vite jam ballafaquar me, presion, shpifje, kërcënime dhe përpjekje për diskreditim.
Gjatë kësaj kohe kam zgjedhur me qenë e sulmuar, sesa pjesë e tavolinave të rretheve të interesit. Kam qëndruar e palëkundur në vlerat e mia, duke e ushtruar detyrën me integritet, ndershmëri dhe përgjegjësi, dhe duke mos pranuar të hesht para shkeljeve ligjore, pavarësisht kostos personale.
Mosbërja kompromis përballë veprimeve të paligjshme dhe qëndrimi im stoik në mbrojtje të ligjshmërisë dhe korrektësisë institucionale kanë qenë dhe do të mbeten parime jetësore për mua, jo vetem sot dhe jo vetem në këtë institucion.
Përballja e brendshme me mua ka qenë e vështirë dhe e papritur, veçanërisht duke mos e pritur që një grua të tregojë kaq shumë guxim për të mos u nënshtruar. Për këtë arsye, pezullimi im u nxor publikisht, si tentativë për ta justifikuar veten.
Ky pezullim është pjesë nga çmimi i mos lëshimit pe ndaj KAPJES insitucionale nga disa zyrtar dhe le të fshihen sa të duan, s’shpëtojnë dot nga veprat e kryera e as nga ligji.
Përderisa unë shprehja shqetësim për mungesen e ligjshmërisë dhe kërkoja të mos veprohet kunderligjshem, ata kërkonin qe unë të heshtja dhe ne heshtje të aprovojë këtë kunderligjshmeri.
Të gjitha organet e rendit janë të informuar brenda këtyre dy viteve nga ana ime për shkeljet ligjore te disa individeve brenda institucionit.
Dhe pres që drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në përputhje me ligjin.
Drejtësia do ta vërtetojë qartësisht pastërtinë dhe guximin e veprimeve që gjithmonë do t’i merrja pa hezitim!
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin!