Rast i rëndë në Vushtrri, fëmija humb jetën pasi u godit me automjet aksidentalisht nga babai

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë në Vushtrri, ku një fëmijë ka ndërruar jetë pasi është goditur aksidentalisht me automjet nga babai i tij.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 15:00.

“Vushtrri 27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.