Ora e shumëpërfolur e reperit Mozzik nga marka “Richard Mille”, e cila u përmend me vlerë mbi një milion euro, dyshohet se nuk është origjinale.
ATV raporton, duke iu referuar burimeve të veta, se ora ka rezultuar false pas verifikimeve.
Mozzik u ndalua së fundmi në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku Dogana e Kosovës zbuloi dy orë luksoze të padeklaruara: një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë të përllogaritur rreth 1.34 milion euro.
Autoritetet doganore kishin njoftuar se orët ishin ndaluar përkohësisht për procedura të mëtejshme.