Në një debat të nxehtë televiziv, Ramiz Lladrovci ka dalë me akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se ai “ka qenë i pirë” në momentin kur e quajti opozitën “hajvanë”.
Lladrovci vazhdoi me tone të ashpra, duke kritikuar publikisht Kurtin për “qasje të dyfishtë” ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj besimtarëve myslimanë, për të cilët tha se Kurti “kot ua shet fjalën ‘unë nuk pij’”.