Zgjedhjet në Drenas kanë përfunduar me një rezultat të qartë: Ramiz Lladrovci ka arritur ta mposhtë kandidatin e PDK-së, djalin e Hajdaroviqit, pa shkuar fare në balotazh.
Ky rezultat shënon një moment të rrallë në skenën politike lokale, pasi për herë të parë në shumë vite, PDK humb Drenasin nga një kandidat i pavarur, që dikur vetë kishte qenë pjesë e saj.
Lladrovci, i cili garoi i vetëm dhe me një fushatë më shumë të bazuar në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarin, arriti të marrë shumicën absolute të votave, duke e dëshmuar edhe një herë ndikimin e tij personal dhe përkrahjen e fortë që gëzon në komunë.