Analisti Ramabaja ka deklaruar se “nuk njeh asnjë shqiptar që është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveç ndonjë mjekrroshi”, duke ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
Ndër të parët që reagoi ishte Lirim Mehmetaj, i cili e quajti deklaratën fyese për besimtarët myslimanë.
“Mos fyej askënd për bindjet islame, pasi edhe në Kongresin amerikan ka persona myslimanë që mbajnë mjekrra,” ka shkruar Mehmetaj, duke theksuar se besimi fetar nuk duhet të përdoret si arsye për etiketime apo përçarje.