Qeveria Kurti 3 nis emërimin e zëvendësministrave

qeveria Albin-Kurti-850x566

Qeveria Kurti 3 ka nisur me emërimet e zëvendësministrave, pas rritjes së numrit të ministrive në këtë kabinet qeveritar.

Sot paradite u bë e ditur për caktimin e Daulina Osmanit si zv/ministri në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë. Këtë pozitë, Osmani e ka pasur edhe në mandatin e Qeverisë Kurti 2, kur kjo ministri kishte edhe pjesën e Kulturës.

Emërimi tjetër është i Zef Morinës, si zëvendës i ministrit në dikasterin e Infrastrukturës dhe Transportit.

Këtë pasdite, Zyra e Kryeministrit të Kosovë njoftoi se ka caktuar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilën e ka mbajtur edhe në mandatin e kaluar.