
Trajneri i skuadrës së Juventusit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Edon Zhegrova do të luaj nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme të ‘Zonjës së Vjetër’ në Ligën e Kampionëve.
Spalletti ka folur në konferencë për shtyp për Zhegrovën, duke thënë se ai ka stërvitur mirë dhe do ta nis ndeshjen nga minuta e parë.
“Zhegrova do të luaj nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur mirë”, ka thënë shkurtimisht Spalletti.
Zonja e Vjetër të mërkurën mbrëma do të përballet me qipriotët e Pafos në Ligën e Kampionëve.
Ylli kosovar ka shfaqur ndeshje të mira sa herë është inkuadruar në lojë nga Juventusi, por minutat për të kanë qenë të limituara.
Deri më tani Zhegrova është paraqitur në tetë ndeshje për Juventusin, por në total nuk ka më shumë se 100 minuta duke mos arritur të shënojë ose asistoj.