Prishtina ngre zërin për Gazën: Protestë madhore sot në sheshin “Nënë Tereza”

Sot në Prishtinë do të mbahet një protestë në mbështetje të popullit të Gazës, nën moton “Në Gaza s’ka jetë, por ne kemi zë”.
Tubimi do të zhvillohet në Sheshin “Nënë Tereza”, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Kino ABC, duke filluar nga ora 19:00.
Organizuar nga Shoqëria Civile, protesta ka për qëllim të shprehë solidaritetin e qytetarëve të Kosovës me viktimat dhe të mbijetuarit e konfliktit në Gaza.
Sipas organizatorëve, tubimi ka marrë lejen zyrtare nga institucionet e Kosovës dhe pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve, aktivistëve dhe organizatave humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *